Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtypi gjerman për Kosovën: SHBA e le mënjanë BE

2020/06/17 at 2:14 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtypi gjerman për Kosovën: SHBA e le mënjanë BE

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në artikullin e saj me titull “Të fitosh pikë në Ballkan” thekson, se një takim ballkanik në Shtëpinë e Bardhë, sipas administratës së Trumpit do të duhet të sjellë lëvizje në konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë. “Trump und Grenell vendosën tani të veprojnë pa BE, me sa duket me shpresën e një suksesi në politikën e jashtme gjatë fushatës zgjedhore për presidentin amerikan.”

BE nuk ka arritur të gjejë një gjuhë të përbashkët për Kosovën, shkruan gazeta gjermane. “Por në tërësi BE nuk ia ka dalë kurrë të zhvillojë një politikë të njësuar për Kosovën. Pesë vende anëtare, Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia -nuk e njohin Kosovën.” Prandaj si në Prishtinë edhe në Beograd ndërkohë po i besohet më shumë SHBA-së, nënvizon Süddeutsche Zeitung. “Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha, se administrata e Trumpit është më mirë për Serbinë, se një qeveri amerikane nën lidershipin demokrat. (…) por në një kohë që presidenti Thaçi shpreson në njohjen e Kosovës nga Serbia, presidenti serb Vuçiç e përjashtoi këtë të martën qartësisht.”

SHBA i anashkalon europianët

Edhe gazeta austriake “Die Presse” i kushton vëmendje njoftimit të të ngarkuarit amerikan për Kosovën e Serbinë, Richard Grenell për takimin në Uashington. Nën titullin “Europianët lejojnë që t’u zerë vendin SHBA” gazeta austriake shkruan të mërkurën, se “problemi për BE është: SHBA edhe këtu planifikojnë të veprojnë vetëm. Europianët rrezikojnë të anashkalohen në gjetjen e një zgjidhjeje. (…)BE nga ana e saj ka qenë gjithmonë krenare për të ashtuquajturën pushtet i butë. Anëtarësimi në BE është qëllimi i deklaruar i të gjitha vendeve europianojuglindore. Perspektiva për këtë ka qenë një kohë të gjatë motori për reforma dhe vetëpërmbajtje në krizat lokale.(…)Por ndërkohë yjet e BE-së nuk po shkëlqejnë si më parë. Maqedonia e Veriut megjithë ndryshimin e emrit u mbajt varur kur erdhi fjala për hapjen e negociatave, gjë që nuk e forcoi besimin tek BE. Në Kosovë ka zemërim, se qytetarët ende nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në BE. Në të njëjtën kohë aktorë si Kina dhe Rusia kanë zgjeruar influencën e tyre në Ballkan. Dhe zotëria në Shtëpinë e Bardhë gjithnjë e më pak e vret mendjen për sensibilitetet e partnerëve europianë. Pavarësisht, se çfarë do të  arrihet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington: Pasojat i ka Europa. Ka ardhur koha që shtetet e BE-së të angazhohen më shumë.”

Nuk ka një zgjidhje të shpejtë për probleme të komplikuara

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung”, NZZ është e mendimit, se presidenti Trump po e le jashtë BE në negociatat për Kosovën. Richard Grenell habiti të hënën në mbrëmje me pohimin, se do të ketë një takim të dy vendeve më 27 qershor në Uashington, nënvizon NZZ. “Prej një kohe të gjatë është e bërë e dukshme që qeveria nën presidentin Trump kërkon të arrijë suksese me çdo çmim në marrëdhënien e komplikuar mes Kosovës dhe Serbisë.”

Bashkimi Europian ende nuk e ka komentuar zyrtarisht iniciativën e Richard Grenell, nënvizon gazeta zvicerane, duke shtuar se “që Grenell pak orë para mbërritjes së Lajçakut publikon bisedime në SHBA është një shkelm i fortë në kërci të europianëve, pavarësisht, se nëUashington fillimisht do të flitet vetëm për çështje ekonomike.”

Po sipas “Neue Zürcher Zeitung” ky njoftim “bën para së gjithash të qartë, se sa larg një strategjie të njësuar janë aktualisht BE dhe SHBA që për dekada me radhë ndiqnin të njëjtat synime të rajon.” BE është vetë përgjegjëse për humbjen e influencës së saj në Ballkan, thekson gazeta. “Por sipas vëzhguesve edhe perspektivat afatgjata të iniciativës amerikane janë të zymta (…) Faza më e re e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës zgjat që prej dy dekadash. Një ‘quick fix’- zgjidhje të shpejtë sipas dëshirës së presidentit amerikan nuk ka për problemet e komplikuara të rajonit.”/ DW

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Zvicër/ Kërkohet pronari misterioz i 190 mijë $ flori të harruara në tren

Zvicër/ Kërkohet pronari misterioz i 190 mijë $ flori të harruara në tren

Covid-19/ Tjetër ditë e zezë për Maqedoninë e Veriut, 9 viktima në 24 orë

Covid-19/ Tjetër ditë e zezë për Maqedoninë e Veriut, 9 viktima në 24 orë

PD-SPAK-ut: Hetoni 3 nismat korruptive, pas tyre janë peshqit e mëdhenj

PD-SPAK-ut: Hetoni 3 nismat korruptive, pas tyre janë peshqit e mëdhenj

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com