Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

2025/07/04 at 9:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

“Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive të reja të protestës”, vlerëson media gjermane.

Situata në Serbi po përkeqësohet, raporton agjencia gjermane e lajmeve KNA.

”Ajo që filloi si një protestë kundër korrupsionit po bëhet gjithnjë e më shumë një sprovë për qeverinë.

Në Serbi, studentët po i drejtohen gjithnjë e më shumë mosbindjes civile, ndërsa policia po përgjigjet me një valë arrestimesh.”

“Me protesta ulur, kontejnerë mbeturinash dhe barrikada të tjera në rrugë, demonstruesit po paralizojnë përkohësisht trafikun në Beograd,  Novi Sad dhe qytete të tjera”, raporton agjencia.

“Veprimet pasuan demonstratat e mëdha të së shtunës, në të cilat më shumë se 100,000 vetë në kryeqytet kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare.”

Metoda paqësore dhe inovative – po e çmend policinë

“Në Beograd është e pamundur të planifikosh diçka për ditë të tëra”, shkruan gazeta me seli në Berlin, Tagesspiegel.

“Kudo që të shkosh, has barrikada të ngritura nga qytetarë që protestojnë. Dhe njerëzit përballen me njësi speciale të policisë me veshje të plota luftarake dhe me maska ​​të zeza kërcënuese mbi fytyrat e tyre.”

“Transporti publik është ndërprerë shpesh. Vetëm këtë të mërkurë, rreth tridhjetë linja u anuluan në Beograd. Çdo ditë, dhjetëra ‘terroristë’ – domethënë qytetarë që demonstrojnë paqësisht në rrugë – po arrestohen.

Protestat civile të iniciuara nga studentët dhe që kanë vazhduar në të gjithë vendin për më shumë se gjysmë viti, siç janë bllokadat e universiteteve, kanë hyrë në një fazë të re – mosbindje civile.”

Gazeta gjermane vlerëson se pika e kthesës erdhi pas protestave të 28 qershorit dhe përplasjeve midis policisë dhe demonstruesve që pasuan.

”Më 29 qershor, pas një nate të stuhishme, gjërat fillimisht mbetën të qeta. Autokrati Vuçiq  shpalli fitoren dhe studentët numëruan kokat e përgjakura dhe të arrestuarit.

Por pastaj në mbrëmje, brenda një ore, i gjithë Beogradi u bllokua, gjë që preku kryqëzimet dhe urat më të rëndësishme mbi lumin Sava. Këto bllokada kanë vazhduar.”

Bllokadat e Beogradit

“Metoda është paqësore dhe inovative, dhe po e çmend policinë plotësisht të pafuqishme”, shkruan gazeta.

”Grupe qytetarësh bllokojnë rrugët dhe ngrenë barrikada në lagjet e tyre. Kur mbërrin policia, ata i binden urdhrit për t’u larguar, ia lënë pastrimin e barrikadave policisë dhe presin derisa të largohen.

Kur kjo ndodh, gjithçka fillon nga e para. Policia është plotësisht e mbingarkuar. Ndërkohë bën vapë përvëluese. Policët me helmeta dhe pajisje jo vetëm që janë të rraskapitur, por ndihen edhe të poshtëruar nga kjo lojë maceje me miun.”

Tagesspiegel përfundon: “Autokracia po lëkundet. Një student 20-vjeçar e përmblodhi kështu: ‘Nuk ka asgjë më të rrezikshme për një regjim autoritar sesa kur qytetarët nuk i frikësohen më dhe kur ata tallen me autokratët.’”/DW

Ju sugjerojmë

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
Bota

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 Shtator, 2025 5:22 pm
Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni
Bota

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

10 Shtator, 2025 4:39 pm
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF
Sport

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF

10 Shtator, 2025 4:36 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Sanksione për Izraelin,Presidentja e KE jep alarmin:Po nis beteja për rendin botëror

10 Shtator, 2025 4:22 pm
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Kronikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

10 Shtator, 2025 4:19 pm
Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
Kryesore

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

10 Shtator, 2025 3:54 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

10 Shtator, 2025 2:49 pm
Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
Bota

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

10 Shtator, 2025 2:18 pm
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
Kryesore

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

10 Shtator, 2025 1:31 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Para
13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

TE FUNDIT

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
10 Shtator, 2025

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nga Polonia shënon një moment delikat në marrëdhëniet e sigurisë midis Aleancës...

Lexo më shumë

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni
10 Shtator, 2025

Moska ka reaguar përmes një deklarate mbi ndërhyrjet e shumta në Poloni nga dronë rusë. "Objektivat e sulmit janë arritur....

Lexo më shumë

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF
10 Shtator, 2025

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

Lexo më shumë

Sanksione për Izraelin,Presidentja e KE jep alarmin:Po nis beteja për rendin botëror

Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
10 Shtator, 2025

Doli para europianëve për të treguar për gjendjen e unionit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u kërkoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com