Jeni një nga personat të cilët vendosni alarmin çdo 5 minuta për të fjetur pak më shumë.
Snooz që në anglisht mund të thotë “dremitje”, pas një alarmi të parë, nuk është aspak një praktikë e shëndetshme për trupin tonë.
Kjo shpjegohet nga studiuesit e Universitetit Amerikan të Notre Dame, Indiana, sipas të cilëve shtyrja e alarmit të orës, jo vetëm që nuk e bën zgjimin më të lehtë, por e bën atë edhe më traumatik sesa duhet.
Studiuesit intervistuan 450 të rritur me punë me kohë të plotë për të parë kohëzgjatjen e gjumit dhe rrahjet e tyre të zemrës me ndihmën e pajisjeve të posaçme. Të dhënat e mbledhura nga studimi treguan se ata që përdorën dhe shtynë alarmin përjetuan shqetësime të gjumit në një masë më të madhe sesa ata që zgjoheshin natyrshëm. Për më tepër, ata që (duke qenë në gjendje ta bëjnë këtë) nuk përdornin asnjë lloj alarmi, kishin fjetur më gjatë dhe kishin konsumuar më pak kafeinë në orët në vijim.
Si ka mundësi të jemi gjithmonë të lodhur? Ka mundësi, sepse vonimi i alarmit ndërpret ciklet natyrale të gjumit dhe për këtë arsye mund të gjenerojë të ashtuquajturën inerci të gjumit, domethënë atë ndjenjë mpirjeje që ndiejmë në mëngjes pasi zgjohemi dhe që shpesh mund të zvarritet për tërë ditën, duke kompromentuar aftësitë tona njohëse dhe duke na bërë të ndihemi kronikisht të lodhur.