Seanca gjyqsore për Emiljano Shullazin është shtyrë sërish. Ndërkohë kjo ishte edhe seanca e parë e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila është ngritur 5 ditë më parë.
Si shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të Shullazit. Mësohet se ai është shprehur se ndryshimi i gjykatës duhej të shoqërohej edhe me një short të ri për trupën gjykuese, pasi sipas tij gjyqtarët aktual janë në konflikt interesi.
Është bërë e ditur gjithashtu se lidhur me këtë çështje duhet të shprehet KLGJ, nëse do të hidhet ose jo shorti dhe gjithashtu për kalimin e kompetencave.
Kjo është hera e disatë që shtyhet gjyqi për Emiljano Shullazin dhe si argument kanë qenë konfliktet e interesit të gjyqtarëve me të akuzuarit. Në këtë rast pritet të shprehet KLGJ-ja se si do të veprohet./Opinion.al/