Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.
Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka shtyrë seancën për shkak të mungesës së përgjigjes nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me delegimin e gjyqtarëve të rretheve në Gjykatën e Posaçme.
Kujtojmë se gjatë muajit Dhjetor gjykata i ka kërkuar mendim Këshillit nëse duhet të vazhdohet gjykimi me këto delegime.
Sipas mbrojtësve këta gjyqtarë nuk mund të jenë të Posaçëm, për këtë arsye nuk mund të gjykojnë çështje që i përket GJKKO-së. Data për seancën e radhës do të jetë 20 Janari./Opinion.al/