As sot nuk do të mund të merret dëshmia e Ylvi Beqajt, dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë në çështjen e Emiljano Shullazit. Ky i fundit është shtruar për herë të dytë në spital. Gjyqi ishte parashikuar për sot në orën 13:00 por autoritet e burgut ku mbahet Shullazi thanë se ai është dërguar për rikontroll në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu javën e kaluar.
Kujtojmë se më datë 10 Shkurt Shullazi kreu një operacion. Njësoj si sot edhe javën e kaluar dërgimi në spital u bë pikërisht ditën e gjyqit…
Sigurimi i provës në gjykatë, shtyhet për të 11-ën herë. Në rastet e kaluara kanë qenë avokatët e të dyshuarit Gilmano Dani (pjesë e bandës së Shullazit) që nuk kanë pranuar të bëjnë ballafaqimin me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja, i cili i ka kallëzuar për gjobëvenie./Opinion.al