Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit.
Gjykata përdori dy argumente për vendimin e shtyrjes së seancës. Së pari ajo tha se ende nuk ishte njohur mirë me aktin normativ të miratuar mbrëmjen e djeshme i cili i hapi rrugë zhvillimit të seancave gjyqsore.
Ndërsa arsyeja e dytë ka qenë mos njoftimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Situata e COVID-19 detyron gjykatën që të njoftojë palët në mënyrë elektronike dhe këtë rast ata nuk kanë marrë konfirmim se Tahiri është njoftuar për zhvillimin e seancës.
Seanca e radhë pritet të zhvillohet në datën 11 qershor ku pritet të jetë i pranishëm vetë ish-ministri Tahiri.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojëme gjykimin e dosjes. /Opinion.al