Aktualitet

Shtyhet sërish afati i bllokimit të pikës Kufitare të Kapshticës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 06/04/21 |
Opi Nion

Autoritet greke kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin e bllokimit të pikës Kufitare të Kapshticës për shkak të pandemisë COVID-19.

Lajmi bëhet i ditur nga Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, që përcjell njoftimin.

Sipas njoftimit pala greke bllokon hyrjet nga Shqipëria drejt Greqisë deri në datën 19 prill, ndërsa lejon me orar të kufizuar kalimet nga Greqia drejt Shqipërisë.

“Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021 .Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, thuhet në njoftim. 

Pas