Aktualitet

Shtyhet seanca për trafikun e 613 kg kokainë, Çekaj akuza për procesin


               Publikuar në : 11:17 - 19/02/20 |
Al Do

Seanca gjyqësore ndaj Arbër Çekajt është shtyrë sërish. I akuzuar për trafikimin e sasinë më të madhe të kokainës së kapur në vend, 613 kilogram, Çekaj tha se atij nuk po i jepej mundësia të mbrohej.

Të pranishëm në seancën e sotme ishin diplomat amerikanë të cilët po e monitorojnë nga afër procesin gjyqësor. Ka qenë vetë i akuzuari që ka kërkuar praninë e tyre pasi kur i ekstradua nga Gjermania ai kërkoi garanci për një proces të rregullt gjyqësor.

Kërkova ndërkombëtarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proces të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem” është shprehu Çekaj.

Por seanca u shty për shkak se një CD e vendosur në dispozicion nga akuza, ku janë regjistruar bisedat mes Çekajt dhe Donaldo Lushajt në WhatsApp nuk hapej dhe kjo e bënte ta pamundur leximin e saj.

Avokati Maks Haxhia tha gjithashtu se Prokuroria ka kërkuar 21 vite burg si dënim për Çekajn, por nuk e ka specifikuar sa vite për secilën nga akuzat.

Prokuroria ka kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekajn, 16 vjet për Donaldo Lushajn dhe 13 vjet për Armando Pezakun për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, të futur në një kontejner me banane. Seanca e radhës në këtë proces do të zhvillohet më datë 4 mars. /Opinion.al

Pas