Aktualitet

Shtyhet seanca për të akuzuarit për vrasjen babë e bir në Elbasan, mungonte Adrian Çapja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 02/11/22 |
Opi Nion

Është shtyrë për në datën 9 nëntor, ora 12:00 seanca për Adrian Çapjan, Etien Canin, Klajdi Dokolin, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun.

Sipas “News 24”, ky vendim është marrë pasi Adrian Çapja nuk ishte prezent në seancë për të dhënë deklarime në kuadër të dëshmitarëve të kërkuar nga pala mbrojtëse.

Mësohet se, Çapja kishte kërkuar shtyrjen e seancës me argumentimin se ishte sëmurë.

Të pandehurit akuzohen për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit.

Kujtojmë se, ngjarja e rëndë ndodhi në gushtin e vitit 2012 në Elbasan. Krimi u zbardh 8 vite më vonë pasi Ervis Bardhi, i dyshuar si ekzekutori i Gentian Nezirit pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë. Ndërkohë,  Ardian Çapja, një emër i njohur i botës së krimit për drejtësinë shqiptare u arrestua në 29 mars të 2021./Opinion.al

Pas