Aktualitet

Shtyhet seanca për shkarkimin e Metës në Gjykatën Kushtetuese, arsyeja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 17/01/22 |
Opi Nion

Është shtyrë për në datën 1 shkurt seanca ku do të merret në vendim lidhur me shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Shkak infektimi me COVID i realtorit të çështjes, Përparim Kalo.

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, njofton Gjykata Kushtetuese./ Opinion.al

Pas