GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak është bërë mungesa e gjyqtares, Irena Gjoka, e cila ka paraqitur një raport mjekësor.
Në seancën e 22 prillit Fatmir Mediu tha se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e ministrit të Mbrojtjes.
Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.