Aktualitet

Shtyhet seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, gjobitet avokati


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 16/07/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Shkak për këtë vendim është bërë mungesa e avokatit. Për pasojë gjyqtarët kanë vendosur një gjobë prej 20 mijë lekësh për avokatin e Llallës, Sokol Hazizaj.

Ndërkaq, mësohet se seanca e radhës ndaj tij është përcaktuar që të mbahet më 29 Korrik.

Llalla u dënua më 20 maj me 2 vite burg dhe me 5 vite heqje e të drejtës për të kandiduar në funksione publike.

Gjithashtu, Gjykata vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës. Sipas Gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme. Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë./Opinion.al

Pas