Ka dështuar për të tretën herë seanca paraprake për kalimin ose jo për gjykim të inceneratorit të Fierit, ndërsa mësohet se seanca e radhës është caktuar më 24 Mars. Shkak për këtë shtyrje ka qenë mungesa e prokurorit Dritan Prençi.
Kujtojmë se SPAK ka marrë të pandehur për inceneratorin e Fierit ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako dhe 18 persona të tjerë që prej 19 dhjetorit të vitit të kaluar.