Gjykata për Krimet e Rënda ka shtyrë seancën paraprake për Saimir Tahirin dhe tre ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës. Seanca e radhës është vendosur më 26 mars.
Shkak për këtë është bërë mosnjoftimi i tre personave të tjerë që akuzohen së bashku me ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa jashtë sallës së gjyqit Saimir Tahiri nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.
Avokati i tij Maks Haxhia konsideroi situatën si mungesë profesionalizmi nga ana e Prokurorisë. Avokati la të hapur mundësinë e një kërkese për gjykim të shkurtuar nga Tahiri. Ndërkohë, ai këmbënguli në pafajësinë e klientit./Opinion.al