Është shtyrë për në datën 18 janar procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Rezart Taçi.
Mësohet se avokati ka kërkuar pushimin e çështjes duke argumentuar, se Italia e ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit atje.
Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” të lëshuar nga gjykata në mungesë.
Kujtojmë se në këtë proces Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”.