Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyhet për herë të dytë afati për dorëzimin e ofertave për Milot-Fier

2020/10/27 at 8:06 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtyhet për herë të dytë afati për dorëzimin e ofertave për Milot-Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për herë të dytë afatin për dorëzimin e ofertave lidhur me projektin dhënie me koncesion/partneritet publik privat e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.

Data e re për dorëzimin e ofertave është caktuar 11 nëntori ndërkohë që në dokumentin e qeverisë që argumenton këtë shtyrje janë bërë edhe disa ndryshime për specifikimet teknike lidhur me operatorët.

Këto specifikime lidhen me gjatësinë e urave që kanë ndërtuar këta të fundit, vëllimi i punimeve me beton, punimet me shtresa asfalti.

Ndryshimet në Specifikime

Konkretisht ministria sqaron në shkresën e saj se pika 1.3.2 ne DSK paragrafi III, nënparagrafi a, b, c, d, e, f si vijon: Ishte: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi > 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) > 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës> me një gjatësi prej1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim > 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit > 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve > 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime > 30,000,000 m3).

Bëhet: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi ≥ 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) ≥ 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës me një gjatësi ≥ se 1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim ≥ 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit ≥ 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve ≥ 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime ≥ 30,000,000 m3 )” thuhet në dokumentin e ministrisë.

Projekti për rrugën Milot-Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hapi procedurën për rrugën Milot -Fier në muajin korrik të këtij viti. Kjo rrugë sipas prezantimit që bëri në atë kohë ministrja Balluku do të jetë e gjatë 115 kilometra dhe do të përshkohet për 75 minuta. Rruga do të ndërtohet nga koncesionari dhe do të jetë me pagesë.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për koncesionarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro.

Koncesisoni ka një afat 35 vjeçar por trafiku do të garantohet për më pak se gjysmën e viteve të operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro.

E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro./ Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

5 Shkurt, 2026 2:35 pm
“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit
Kronikë

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

5 Shkurt, 2026 2:27 pm
Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?
Bota

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

5 Shkurt, 2026 2:23 pm
Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik
Aktualitet

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

5 Shkurt, 2026 2:21 pm
Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje
Kronikë

Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje

5 Shkurt, 2026 2:17 pm
Para
Sulm terrorist në një shkollë në Pakistan, të paktën 7 viktima

Sulm terrorist në një shkollë në Pakistan, të paktën 7 viktima

Senati miraton emërimin e Gjyqtares Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

Senati miraton emërimin e Gjyqtares Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës

NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës

TE FUNDIT

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
5 Shkurt, 2026

Stuhia e Epstein mund të rrëzojë një lider botëror, por nuk bëhet fjalë për Trump Kryeministri britanik Keir Starmer po...

Lexo më shumë

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
5 Shkurt, 2026

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur. Lajmi është konfirmuar nga Steve Witkoff. “Sot delegacionet e SHBA-së, Ukrainës...

Lexo më shumë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
5 Shkurt, 2026

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Sipas informacioneve, Golemi qëndroi për rreth tre...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
5 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com