Ndërsa Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njoftoi se ka shtyrë deri në orën 20.00 procesin e votimit pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, kutive ju është drejtuar sot edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Berisha.
Shkëlzeni ka votuar në qendrën e votimit që është në selinë e PD, aty ku kanë votuar edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar./Opinion.al