Kompania e kontrollit teknik të automjeteve në Shqipëri do të ketë të drejtën e koncesionarit deri në vitin 2020.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të shtyjë kontratën me kompaninë SGS. Nga burimet bëhet e ditur se shtyrja e kontratës bëhet me kusht plotësimin e disa detyrimeve nga ana e kompanisë.
Kryeministri Rama kishte paralajmëruar më parë liberalizimin e tregut të kontrollit teknik të automjeteve por mesa duket ky premtim do të presë deri në vitin 2020 për tu realizuar. /Opinion.al