Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Mark Frrokut në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Nivelles të Belgjikës, ku po gjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 Mars të v. 1999. Gjykata ka vendosur të shtyjë pa afat procesin dhe shkak për këtë është bërë mosekstradimi i Mark Frrokut nga Shqipëria në Belgjikë. Avokatja e tij ka thënë se çështja mbetet e koklavitur përsa kohë autoritetet shqiptare nuk pranojnë ekstradimin e tij. Sipas saj, është e papranueshme që një person të gjykohet për të njëjtën çështje në dy vende të ndryshme.