Të paktën 12 persona humbën jetën në El Salvador, si pasojë e shtyrjes së turmës teksa po tentonin të hynin në stadiumin Monumental të Cuscatlan, një qytet që ndodhet shumë pranë kryeqytetit të San Salvatorit.
Lajmi konfirmohet nga vetë policia e cila raporton se disa persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital, pjesa më e madhe të të cilëve në gjendje kritike.
Ndërkohë që ekipet e kërkim shpëtimit deklarojnë se situata në hyrje të stadiumit ishte tepër e rëndë dhe se iu desh të asistonin me ndihmë më shumë se 500 tifozë.
Ndeshja e futbollit mes Alianza e FAS u ndërpre në minutën e 16, pasi tifozët në shkallë u ndjenë të ofenduar dhe nisën të transportonin të plagosurit në fushën e lojës.