Aktualitet

Shtyhen për vitin tjetër lehtësitë për biznesin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 08/07/20 |
Opi Nion

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm aplikimin e dy masave që ka prezantuar si pjesë të paketës së tretë për të lehtësuar bizneset e vogla nga vështirësitë që krijoi Covid-19, heqjen e tatimit mbi fitimin për ndërmarrjet me të ardhura deri në 14 milionë Lekë dhe përjashtimin nga TVSH të bizneseve me xhiro deri në 10 milionë Lekë në vit.

Në relacionin që ka depozituar në Kuvend, i cili shoqëron aktin normativ 3 të rishikimit të buxhetit të shtetit, parashikohet që të ardhurat të ulen me 516 milionë Euro për shkak të krizës së pandemisë, ndërsa nuk është reflektuar vlera që do të mungojë nga këto nisma.

Një burim në Ministrinë e Financave konfirmoi për televizionin Klan se ndryshimet në ligjet fiskale do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Në buxhetin e këtij viti ekzekutivi ka shtuar 240 milionë Euro shpenzime, ndërsa i ka hapur rrugë zhvillimit të projekteve në infrastrukturë, përfshirë studimin dhe projektimin e segmentit të Unazës së Madhe të kryeqytetit nga sheshi Shqiponja te Bulevardi i ri.

Fondet janë shtuar edhe për subvencionimin e fermerëve, projektimin e Tunelit të Llogarasë dhe pagesën e qirave për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Qeveria pret që recesioni për këtë vit të arrijë 4.6%, në të njëjtat nivele me projeksionet që ka bërë Fondi Monetar dhe Banka Botërore./ Burimi: Tv Klan

 

Pas