Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtohet numri i mjekëve të prekur, Senatoriumi kthehet në spital COVID

2020/03/17 at 12:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohet numri i mjekëve të prekur, Senatoriumi kthehet në spital COVID

Në komunikimin e sotëm me mediat, Përgjegjësja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Dr. Silva Bino tha se nga të prekurit me koronavirus të konstatuar 24 orët e fundit, 2 janë nga personeli mjekësor i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

“Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar”, deklaroi Bino.

Ajo njoftoi gjithashtu se sipas skenarit, pas spitalit Infektiv, spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID-19.

“Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në spitalin Infetiv dhe Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren”.

Sa i përket testimeve Bino tha se ato po i bëhen personave të dyshuar dhe bëri përsëri apel që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë dhe për cdo shqetësim të telefonojnë 127.

“Në lidhje me testimet, dua të them që të gjitha rastet e testuara kanë qenë raste të dyshuara. Ne po përpiqemi të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Këtu po përqëndrohet puna e të gjithë shërbimit në këto momente. Ju lutemi mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi”, shtoi Dr. Bino. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

27 Korrik, 2025 11:12 pm
Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
Bota

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

27 Korrik, 2025 10:30 pm
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
Bota

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

27 Korrik, 2025 9:59 pm
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Meloni: Vizita e Zelensky-t në Paris minon unitetin europian
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por …

27 Korrik, 2025 9:24 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
Bota

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025 8:19 pm
Para
Rama me dorë të hekurt, paralajmëron heqje patentash dhe licensash

Rama: Durim, të enjten plani gati për kompensimin e pagave

Shok i Vis Martinajt, kush është ish-polici që përplasi sot patrullat

Shok i Vis Martinajt, kush është ish-polici që përplasi sot patrullat

Shtohen rastet me COVID-19, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Koronavirusi, lirohen 85 mijë të burgosur nga burgjet iraniane

TE FUNDIT

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
27 Korrik, 2025

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë,...

Lexo më shumë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com