Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtohet frika e rrjedhjeve radioaktive në Zaporizhia, Britania sjell dronët nënujorë

2022/08/28 at 9:14 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohet frika e rrjedhjeve radioaktive në Zaporizhia, Britania sjell dronët nënujorë

Shtohet frika e një rrjedhjeje radioaktive nga termocentrali bërthamor i Zaporizhias mes akuzave midis Rusisë dhe Ukrainës për origjinën e bombardimeve të saj, ndërsa Britania përforcon palën ukrainase me dronë nënujorë.

Të shtunën, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, njoftoi se termocentrali bërthamor Zaporizhia ka funksionuar që nga mesdita e së shtunës, me rrezik prezent për rrjedhje dhe zjarr, pas bombardimeve për të cilat ukrainasit dhe rusët fajësojnë njëri-tjetrin.

Ndërkohë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se do të vendosë gjashtë dronë nënujorë në Ukrainë për ta ndihmuar atë të neutralizojë minat detare të vendosura nga Rusia në brigjet e saj dhe të trajnojë personelin ushtarak ukrainas për t’i përdorur ato.

Këto mjete nënujore pa pilot “të lehta dhe autonome” “janë të dizajnuara për përdorim në mjedise të cekëta bregdetare” dhe janë “të afta të operojnë në mënyrë efektive në thellësi deri në 100 metra për të zbuluar, lokalizuar dhe identifikuar minat (…) në mënyrë që marina e Ukrainës t’i neutralizojë”, ka shpjeguar Ministria Britanike e Mbrojtjes në njoftimin për shtyp që ka publikuar.

Sipas të njëjtit burim, “dhjetëra anëtarë të marinës ukrainase do të trajnohen për përdorimin e këtyre dronëve gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa trajnimi për të parin tashmë ka filluar”. Trajnimi për përdorimin e tyre do të kryhet nga personeli ushtarak britanik dhe amerikan.

Dhënia e kësaj ndihme ushtarake u njoftua pasi, gjithmonë sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, “Rusia po e kthen ushqimin në një armë duke shkatërruar bujqësinë ukrainase dhe duke vendosur një bllokadë në portet e Detit të Zi të vendit për të parandaluar eksportet”.

Edhe pse disa anije mallrash që transportonin grurë kanë qenë në gjendje të largohen nga Ukraina sipas kushteve të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, eksportet e produkteve bujqësore “po pengohen nga minat detare të vendosura nga forcat ruse përgjatë bregdetit”, sipas Londrës.

Në maj, kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi 300 milionë paund (355 milionë euro) ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, pas një pakete të mëparshme prej 450 milionë paund kryesisht raketa./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Para
Më shumë se 1 mijë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Më shumë se 1 mijë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

“Ça u bë , u bë”, çfarë tha në gjykatë i riu që vrau babanë në Mallakastër

“Ça u bë , u bë”, çfarë tha në gjykatë i riu që vrau babanë në Mallakastër

Krim në familje, djali vret babain në Lushnje

Shpërthim me lëndë plasëse në Krujë

TE FUNDIT

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
19 Shtator, 2025

Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka...

Lexo më shumë

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
19 Shtator, 2025

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
19 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës. Tre automjete me drejtues...

Lexo më shumë

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Shtator, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com