Kosova ka shënuar të shtunën 27 raste të reja të personave të prekur nga COVID -19, prej të cilëve 20 në Prishtinë.
Në këto kushte, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë vendosur izolimin e qytetit dhe futjen e tij në karantinë.
Më herët ishte njoftuar futja në karantinë edhe për qytetin e Ferizajt, pasi në ktë komunë të premten u raportuan 18 persona të infektuar. /Opinion.al