Autoritetet shëndetësore në Itali njofuan se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer rreth 52 mijë testime, nga të cilët 1,108 persona rezultuan pozitivë me koronavirus.
Gjithashtu në 24 orët e fundit u regjistruan dhe 12 viktima të tjera për një bilanc total humbjesh jete prej 35,553.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 223 persona u shëruar nga koronavirusi ndërsa 32,993 të tjerë janë ende aktivë.
Rritje pati dhe shtrimi i pacientëve në repartet e terapisë intensive, ku raportohet se aktualisht marrin ndihmë më të specializuar 142 persona./ Opinion.al