Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri numri i personave të prekur nga alzajmeri ka ardhur në rritje. Mjeket neurologë thonë se prevalenca e sëmundjes është 5-7% , por me një trend rritës. Më të prekur janë moshat mbi 60 vjeç.
Entela Basha, neurologe QSUT
“Me rritjen e jetëgjatësisë dhe numri i të sëmurëve me alzjamer rritet, ka një prevalencë që shkon 5 – 7%. Ndërkohë që sot në botë numërohen rreth 30 milionë të sëmurë dhe në 2050 shifrat do të shkojnë në 50 milionë”.
Shenja e parë e Alzajmerit është humbja e kujtesës.
Sëmundja e alzajmerit nuk mund të parandalohet, sipas mjekeve ajo është kryesisht genetike, por kapja në kohë do të ndikoje ne ngadalësimin e avancimit te sëmundjes dhe e përmirësimin e cilësisë së jetës për pacientin dhe familjarët.
Tv Klan