Çdo ditë në një poliklinikë në kryeqytet paraqiten me viroza apo infeksione të ndryshme rreth 20 fëmijë që kanë nevojë për konsulta me mjekun pediatër.
Sipas mjekes Anila Sevdari dominojnë infeksionet e fytit dhe veshëve që vijnë kryesisht nga frekuentimi i plazheve.
Infeksionet sipas specialistëve, shkaktojnë temperaturë të lartë te fëmijët, ndaj prindërit duhet të jenë të kujdeshëm që mos të tregohen neglizhentë.
Për të përballuar temperaturat e larta dhe për të patur imunitet të fortë, mjekët pediatër rekomandojnë që fëmijët të ushqehen sa më shëndetshëm./ Klan News