Aktualitet

Shtohen arrestimet, deputetët e PD-së në Drejtorinë e Policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:51 - 16/02/19 |
b.f

Numri i të shoqëruarve në Policinë e Tiranë ka vijuar të rritet. Bëhet fjalë për rreth 20 të shoqëruar dhe disa prej tyre kanë marrë njoftimin e arrestimit. Sipas deputetit demokrat Flamur Noka, deri në orën 22:00 janë shtatë të arrestuar.

Të pranishëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë edhe disa deputetë të opozitës, ndër të cilët Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj ka thënë se do të kërkojnë takim me drejtorin e Policisë së Tiranës, pasi sipas tyre shoqërimet e protestuesve në polici janë bërë në mënyrë abuzive.

Menjëherë pas përfundimit të protestës në orën 16:00, nisën hetimet për protestuesit që sot shkaktuan dhunë.

Hetimet drejtohen nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, ndërsa në grupin e pesë prokurorëve janë edhe Enkild Gjini dhe Kreshnik Ajazi.

Veprat për të cilat është regjistruar hetimi janë shkatërrim prone, dëmtime me dashje, organizim të tubimeve të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike.

Pas