Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtimi i rasteve me Covid në Kinë, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë

2022/12/30 at 3:53 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtimi i rasteve me Covid në Kinë, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë

Komiteti Teknik i Eksperteve është mbledhur pas shtimit të rasteve me Covid-19 në Kinë.   Në një njoftim për mediat bëhet me dije se situata aktuale ne vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javën e fundit e cila është edhe java e 51 e këtij viti, është 18 raste ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195.

Sakaq,  komiteti  i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Evropë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë situatën, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.

“Komiteti Teknik i Eksperteve te menaxhimit te pandemise Covid 19 ka ndjekur me vëmendje dhe ne vazhdimesi dinamiken e situates epidemiologjike te infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjes Covid 19. Siç jeni ne dijeni edhe nga raportimet tona te përditshme situata aktuale ne vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javen e fundit e cila është edhe java e 51 e ketij viti, eshte 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore eshte 8 per 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195. Jane 2 paciente te shtruar ne Spitalin Infektiv dhe asnje ne njesite e kujdesit intensiv.

Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullesia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Nje situate e stabilizuar paraqitet edhe ne rajon e ne Europe. Por, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës.

Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës.

Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurise i KE, i mbledhur diten e djeshme (si edhe Mbreteria e Bashkuar), per momentin nuk e shikojne me riskt te larte shperthimin e nje vale te re epidemie, por per faktin qe virusi qarkullon edhe ne Europe dhe niveli i imunizimit eshte i mire, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes se kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.

Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike.

Të nderuar qytetarë! Zhvllimet e pandemisë po demonstrojnë gjithmonë dhe më qartë vlerën e vaksinimit. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re. Prandaj ata qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza. Sepse janë edhe me vaksinen e cila është përgjegjëse të mbron edhe nga variantet e reja të OMICRON-it, të cilat janë ato të cilat janë qarkulluese sot. Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re”-njofton Komiteti i ekspertëve.

Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Rajoni

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

11 Qershor, 2025 11:22 pm
Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
Kryesore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

11 Qershor, 2025 11:01 pm
Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 10:56 pm
Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
-U tha në Opinion

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

11 Qershor, 2025 10:52 pm
Aksident me vdekje në Berat! Automjeti përplas nënën së bashku me fëmijën e saj, vdes 30-vjeçarja
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

11 Qershor, 2025 10:34 pm
Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!
-U tha në Opinion

Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!

11 Qershor, 2025 10:25 pm
Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar
Aktualitet

Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar

11 Qershor, 2025 10:10 pm
“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump
Bota

“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump

11 Qershor, 2025 10:04 pm
“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson
Aktualitet

“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

11 Qershor, 2025 9:24 pm
Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës
Bota

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës

11 Qershor, 2025 9:07 pm
Para
Vuçiç: Pa garancitë e SHBA-BE do të kishim pasur një fatkeqësi me NATO-n

Vuçiç: Pa garancitë e SHBA-BE do të kishim pasur një fatkeqësi me NATO-n

Sigurime falas për gratë e papuna me 3 fëmijë

Sigurime falas për gratë e papuna me 3 fëmijë

Putin dhe Xi rikonfirmojnë lidhjet e ngushta mes Moskës dhe Pekinit

Putin dhe Xi rikonfirmojnë lidhjet e ngushta mes Moskës dhe Pekinit

TE FUNDIT

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
11 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus,...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
11 Qershor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke...

Lexo më shumë

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
11 Qershor, 2025

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina, foli sonte në “Opinion” për herë të parë pas publikimit të...

Lexo më shumë

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
11 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan, ishte e ftuar nëna e Martin Canit, Florina Cani. Pasi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com