Kryesore

Shtimi i rasteve me COVID-19,Meta: Domosdoshmëri rritja e masave mbrojtëse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 10/07/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ke reaguar përsëri në lidhje me shtimin e numrit të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se pajtohet me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, teksa thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e masave dhe mbajtjes së maskave.

Presidenti thotë se shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse dhe frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur.

Më tej, Meta shkruan në reagimin e tij se përballimi me sukses i pandemisë duhet të jetë një objektiv për qytetarët dhe institucionet përkatëse dhe se çdo neglizhencë ka kosto shumë të rëndë për jetën e qytetarëve.

Postimi i Metës

Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave. Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Tepër i nevojshëm është bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë. Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë./ Opinion.al

Pas