Aktualitet

Shtimi i rasteve me COVID-19, Manastirliu paralajmëron qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 21/06/20 |
Opi Nion

Shqipëria po përballet me shtim të rasteve të reja me koronavirus që pas nisjes së lehtësimit të masave kundër përhapjes së pandemisë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja paralajmëron qytetarët se duhet të që të respektojnë masat në përditshmëri për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Manastirliu ka theksuar përsëri se qytetarët duhet të ruajnë distancën 1.5 metër, të mbajnë maskë, të lajnë duart shpesh dhe të dezinfektojnë ambientet.

Mesazhi i Manastirliut:

Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri!

‼️#RespektoniRregullat🙏🏼

↔️Ruani distancën 1.5 metër
😷Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca
🧼Lani shpesh duart
🧴Dezinfektoni ambientet

#Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!

#RuaniShëndetin
#BASHKË #TëShpëtojmëSisteminShëndetësor

Pas