Politikë

Shtimi i rasteve COVID te bluzat e bardha, Meta bën apel: Koha nuk pret më


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 18/11/20 |
Al Do

Presidenti Meta ka përsëritur thirrjet ndaj qeverisë për të mbështetur me trajtim financiar mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës të spitaleve COVID, qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes.

Në një postim në Facebook, preisdenti Meta shkruan se kjo masë është e domosdoshme duke marrë parasysh shtimin e rasteve dhe viktimave në radhët e bluzave të bardha.

Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.

Koha për të vepruar nuk pret më.”, shkruan Meta. /Opinion.al

Pas