Presidenti Meta ka përsëritur thirrjet ndaj qeverisë për të mbështetur me trajtim financiar mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës të spitaleve COVID, qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes.
Në një postim në Facebook, preisdenti Meta shkruan se kjo masë është e domosdoshme duke marrë parasysh shtimin e rasteve dhe viktimave në radhët e bluzave të bardha.
“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.
Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.
Koha për të vepruar nuk pret më.”, shkruan Meta. /Opinion.al