Aktualitet

“Shthuren” financat publike, 430 milionë euro pagesa, për kontratat e 2007-2019


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:27 - 04/11/21 |
Opi Nion

Menaxhimi i financave publike po shfaq probleme sa i takon administrimit të fondeve që burojnë nga taksat e qytetarëve dhe borxhi, në raport me legjislacionin në fuqi.

Një raport voluminoz i Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit 2020, që tashmë është në Kuvend, zbuloi skemën e mosrespektimit sistematik të ligjeve, që rregullojnë administrimin e financave publike. Situata mbetet problematike në lidhjen e kontratave për shpenzime që nuk regjistrohen në thesar, duke u bërë shkak për krijimin e detyrimeve të fshehura.

“Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 2564 kontrata në vlerën totale 52 miliardë lekë të cilat u përkasin viteve të mëparshme. Kontrata më e hershme e regjistruar në vitin 2020, rezulton të jetë lidhur në vitin 2007, pra 13 vite më parë”, raportoi KLSH.

Kështu 52 miliardë lekë ose 430 milionë euro janë pagesa që u bënë për kontrata, të cilat ishin nënshkruar vitet e shkuara dhe janë regjistruar me vonese në thesar.

Nëpunësit e qeverisë që janë të autorizuar për të kontabilizuar në kohë shpenzimet buxhetore që lindin nga prokurimet nuk kanë zbatuar udhëzimet për zbatimin e buxhetit, i cili përcakton se të gjitha kontratat e nënshkruara nga institucionet për, punë, mallra dhe shërbime duhet të regjistrohen në thesar jo më vonë se 5 ditë nga nënshkrimi i tyre.

Por nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit është gjetur se, se nga 23,660 kontrata të regjistruara në vitin 2020, 14,982 kontrata ose 63% e totalit të kontratave të regjistruara me vlerë 131.5 miliardë lekë (1,1 miliardë euro) janë regjistruar në shkelje të afatit 5 ditor.

Por, shkelja kategorizohet si e rëndë për kontrata që lidhen nga entet publike dhe regjistrohen në thesar shumë vite me vonesë.

Në tabelën e mëposhtme të publikuar nga KLSH shihet se janë regjistruar në vitin 2020 pagesa për kontrata të vitit 2007.

Psh., në vitin 2020 u regjistruan në thesar pagesa në vlerën 49 milionë lekë për kontrata të vitit 2011.

Këto gjetje vijnë si risi pasi qeveria në vitin 2014 kur erdhi në pushtet mori mbi 72 miliardë lekë borxh të ri për të shlyer detyrimet e prapambetura të gjetura nga një audit ndërkombëtar të lëna nga qeveria paraardhëse. Por edhe sot në vitin 2020, shihet se qeveria paguan kontrata para vitit 2014.

KLSH vëren se fenomeni i regjistrimit me vonesë i kontratave vazhdon të shfaqet si një fenomen i agravuar si në njësitë e qeverisje vendore ashtu dhe në ato qendrore, përfshirë dhe institucionet e pavarura./Monitor

Pas