Me sa duket “pasioni” i tij për të shtëtitur i armatosur nëpër qytet ka marrë fund këtu. 49-vjecari Ferdinand Serdani është prangosur nga policia e Fierit, që kishte marrë informacione se ai lëvizte i armatosur vazhdimisht.
Mbrëmjen e djeshme Serdani është ndaluar, ndërsa efektivët i kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me vete, të cilën e mbante pa leje. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u gjet dhe një armë zjarri automatik si dhe dy krehra me 118 fishekë.