Kryesore

Shteti vijon paguan inceneratorët, Ibrahimaj: S’marrim dot masa sepse s’ka…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 06/07/22 |
Opi Nion

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar lidhur me akuzat e fundit që janë bërë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi për evazion fiskal me inceneratorët.

Në një dalje për mediat, ministrja i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, të cilët i kujtuan edhe një herë faktin që shteti vijon t’i paguaj kompanitë koncensionare.

Ibrahimaj u shpreh se edhe pse këto janë subjekte në hetim kontratat me këto kompani janë zbatuar dhe do të vazhdojnë të zbatohen derisa të ketë një vendim gjykate.

Janë subjekte hetime dhe s’ka vendim gjykate për ta, institucionet shtetërore s’mund të marrin masa. Kemi vijuar të respektojmë kontratën dhe do e bëjmë për sa kohë jemi në zbatim të kontratës, s’kemi njoftim nga institucionet ligj zbatuese ose të drejtësisë për të marrë masa për këto kontrata jemi në pritje të proceseve të drejtësisë, do marrim masa të nevojshme për respektimin e ligjit.

Kanë qenë 20 fiktivë që janë referuar në Prokurori, blerësit dhe shitësit, nuk është numër i vogël dhe jo domosdoshmërish kanë përfituar nga këto skema, por i takon Prokurorisë të bëjë verifikimet. Janë një numër i madh subjektesh, ndaj ka ndër vite dhe ende nuk e ka mbyllur sepse duhet verifikim i plotë. Pjesë e tyre kanë qenë dhe nënkontraktorë apo kompani të lidhura me inceneratorët dhe ende nuk janë dërguar në Gjykatë, nuk mund të shprehem për gjithë listën e kompanive, nuk e di në çfarë faze është prokuroria. Të gjitha administrata kanë furnizuar me informacion Prokurorinë SPAK çdo herë që është kërkuar”,-tha Ibrahimaj.

Pas