Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti u rriti taksat, çmendet çmimet në zonën e ish-Bllokut

2016/09/26 at 10:42 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shteti u rriti taksat, çmendet çmimet në zonën e ish-Bllokut

Procesi i kalimit si biznes i madh të shumë njësive në Bllok në Tiranë pak muaj më parë po jep tashmë efekt në shtrenjtimin e produkteve që ata tregtojnë, teksa dhe taksat që ata paguajnë janë shumëfishuar.


Çmimet në një “fast food” në zonën e Bllokut janë rritur me 10-20% gjatë tre muajve të fundit. “U detyruam të rrisnim çmimet, përndryshe do të na duhej të shkurtonim personelin, apo edhe më keq, të falimentonim”, thotë ekonomisti i tij. Ai shpjegon se me kalimin në biznes të madh, taksat që ata paguanin u shumëfishuan automatikisht.

“Nga 30 mijë lekë në muaj që paguanim më parë, tashmë paguajmë 160 mijë lekë në muaj”, thotë ekonomisti, duke shtuar që tashmë ata janë të detyruar të paguajnë dhe më shumë tatim qiraje, që ua mban shtesë qiradhënësi (pavarësisht se i takon këtij të fundit të paguajë tatimin mbi qiranë). Edhe taksa e hapësirës jashtë ku ata kanë disa tavolina u dhjetëfishua nga bashkia, nga 1500 lekë në muaj paguajnë 15 mijë lekë në muaj. Shtimi i taksave i ka detyruar ata të rrisin çmimin me të paktën 20 lekë për çdo produkt që tregtojnë. Në tre muajt e parë u vu re një rënie e ndjeshme e numrit të klientëve, por tashmë ata janë kthyer sërish, pasi panë që e gjithë zona reagoi njëlloj, thonë drejtuesit e biznesit.

Biznese të tjera që tregtojnë produkte ushqimore, që operojnë me marzhe të ulëta fitimi, pohojnë se dhe ata kanë filluar të rrisin çmimet me rreth 10-20%, ndërsa dyqane të tregtimit të veshjeve pohojnë se ata nuk mund të reflektojnë rritjen e çmimeve, sepse konkurrenca është shtuar ndjeshëm dhe kanë frikë mos e humbin dhe atë klientelë që u ka mbetur, ndaj kanë preferuar të heqin dorë nga fitimet. Dyqanet e veshjeve përgjithësisht kanë marzhe më të larta fitimi (çmimi që vendosin në raport me koston e blerjes së produktit) për vetë natyrën e këtij aktiviteti dhe mund të përballojnë një mosrritje çmimesh.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është rritur muajt e fundit, pasi në janar-shkurt ai ishte afër zeros. Në gusht inflacioni arriti në 2%, ku efektin më të madh e kishin çmimet e ushqimeve. Sipas INSTAT, rritja vjetore në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,70 pikë përqindje. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Në maj të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve nisi përfshirjen në TVSH të bizneseve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pavarësisht se ata ushtrojnë aktivitet në tregtinë më pakicë dhe deri më tani janë trajtuar si të vogla. “Referuar shkresës datë 5 maj 2016 të Drejtorisë së Vlerësimit të të ardhurave tatimore dhe kontabilitetit, si dhe në zbatim të ligjit për TVSH ju njoftojmë se nga periudha tatimore maj 2016 jeni të regjistruar në librat e shitjes dhe blerjes, si dhe në formularin e TVSH-së në afatet e përcaktuara më legjislacion”, thuhej në shkresën që iu drejtua pothuajse gjithë bizneseve në Bllok, që ngjalli zemërim te shumë prej tyre, që ankoheshin se ata realisht nuk e kalonin një xhiro prej 8 milionë lekë në vit, dhe për më tepër vitet e fundit shitjet u kanë rënë ndjeshëm si rrjedhojë e krizës dhe shtimit të konkurrencës, duke i çuar ata në kufijtë e mbijetesës.

Si rriten automatikisht taksat nga kalimi në biznes të madh

Subjektet me xhiro nga 0-8 milionë lekë janë biznese të vogla me dy kategorizime. Subjektet me xhiro nga 0-5 milionë lekë nuk paguajnë TVSH, ndërsa dhe taksa e biznesit të vogël prej disa muajsh është bërë zero. Ndërsa subjektet nga 5-8 milionë lekë janë të përfshirë në TVSH dhe paguajnë tatim fitimi të thjeshtuar prej 5%.

Çdo kalim në një kategori më lart do të rriste ndjeshëm barrën fiskale për subjektet përkatëse: biznesi deri në 5 milionë lekë do të bëhej subjekt i TVSH-së (çka do të duhej ta reflektonte në çmimet e produkteve e shërbimeve) dhe do paguajë 5% tatim fitimi. Ndërsa biznesi nga 5-8 milionë lekë, nëse kalon te i madhi do të bëhej automatikisht subjekt i tatim fitimit prej 15%.

Përveç taksave të shtuara, në momentin e kalimit si biznes i madh, subjektet duhet të paguajnë më shumë edhe për mbajtjen e kontabilitetit. /Monitor

Etiketa: biznes i madhçmimeish-bllokte larta


Ju sugjerojmë

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
Bota

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

15 Gusht, 2025 10:53 pm
Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
Bota

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

15 Gusht, 2025 10:41 pm
Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
Rajoni

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

15 Gusht, 2025 10:23 pm
Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve
Bota

“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve

15 Gusht, 2025 9:55 pm
Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të
Rajoni

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15 Gusht, 2025 9:42 pm
Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage
Bota

Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage

15 Gusht, 2025 9:21 pm
Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska

15 Gusht, 2025 9:08 pm
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump
Bota

Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

15 Gusht, 2025 8:48 pm
Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Para
VIDEO/Magjistari i habit të gjithë, zhvesh lakuriq vajzën në mes të skenës

VIDEO/Magjistari i habit të gjithë, zhvesh lakuriq vajzën në mes të skenës

Foto/ Enca zhgënjen fansat, ja pse…

Foto/ Enca zbulon "fiksimin" e saj

Bleona: Kam kohë pa bërë seks, ky politikan më ofroi për t’u bërë ministre

Foto/ Çfarë e bashkon Bleona Qeretin me Jennifer Lopez?
















TE FUNDIT

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
15 Gusht, 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kërkesa “numër një” e Ukrainës në samitin e Alaskës është që Rusia të bjerë dakord...

Lexo më shumë

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
15 Gusht, 2025

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte...

Lexo më shumë

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
15 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
15 Gusht, 2025

Këto janë pamjet e para nga takimi në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pasi u takuan në aeroport...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com