Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shteti të miratojë një ligj për shtetin e ri bektashi”, Baba Mondi: Jam vëlla i popullit të Izraelit

2024/10/13 at 7:28 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shteti të miratojë një ligj për shtetin e ri bektashi”, Baba Mondi: Jam vëlla i popullit të Izraelit

Nisur nga deklarata e kryeministrit Rama në OKB për transformimin e Qendrës Botërore Bektashiane në një shtet sovran,  kryegjyshi botërorë i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaje  ka dhënë një intervistë ekskluzive për “The Jerusalem Post”, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ide ne Tiranë.

“Shteti shqiptar ka të drejtë të miratojë një ligj për këtë çështje. Pastaj, ne mund të shkojmë te komuniteti ndërkombëtar dhe të kërkojmë njohjen e tij. Ne duam të kemi status diplomatik në botë dhe të njihemi si Qendra Botërore e Bektashinjve. Ne jemi duke zhvilluar strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por së pari, qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë një ligj që ndryshon statusin tonë.”

Sipas “The Jerusalem Post”, nëse nisma kalon shpejt, Baba Mondi do të jetë kreu i parë i shtetit të ri. Gjatë intervistës ai është shprehur se e ka vizituar disa herë Izraelin.

“Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra.”

Nga ana tjetër në intervistën e tij, kreu i bektashinjve ka thënë se luftërat janë vepër e djallit.

“Disa kombe në botë shpenzojnë shumë para për ushtrinë. Por njerëzit duhet të gjejnë mënyra paqësore, pa ushtri dhe luftëra, për të lejuar që çdo komb të jetë i pavarur. Luftërat dhe vrasjet nuk janë fetare. Ato janë vepra e Djallit. Njerëzit që punojnë sipas mënyrave të Djallit nuk janë njerëz.”

Sipas censit të vitit 2023, komuniteti bektashi në Shqipëri përbëhet nga rreth 116 mijë besimtarë të deklaruar, ose 4.8% e popullsisë.

Klan News

Ju sugjerojmë

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime
Bota

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

24 Maj, 2025 5:54 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

24 Maj, 2025 5:11 pm
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
Aktualitet

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

24 Maj, 2025 4:22 pm
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Para
Amerikanët fillojnë të kërkojnë lidhje të reja jo nëpërmjet internetit

Amerikanët fillojnë të kërkojnë lidhje të reja jo nëpërmjet internetit

Fier/ I riu tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital!

Tiranë/ U paraqit në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë 12-vjeçari

SHBA do t’i dërgojë Izraelit një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore

SHBA do t'i dërgojë Izraelit një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore

TE FUNDIT

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime
24 Maj, 2025

Një ditë më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri të ditur se synon që të aplikohet një...

Lexo më shumë

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
24 Maj, 2025

Fëmijët e një kopshti shtetëror në Gramsh janë infektuar me salmonelë. Të miturit manifestuan temperaturë, të vjellura dhe dhimbje koke,...

Lexo më shumë

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
24 Maj, 2025

Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
24 Maj, 2025

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com