Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti jep me koncesion kontrollin e makinave me gaz, pagesa 20-fishohet

2019/01/10 at 10:16 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Shteti jep me koncesion kontrollin e makinave me gaz, pagesa 20-fishohet

Një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë përdorin makina me benzinë-gaz, pasi janë ekonomike. Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer qeverisë e cila ka vendosur të çojë një shumë të majme tek një kompani private, duke i dhënë me koncesion, kontrollin fizik të makinave me gaz. Pra nëse në shtet qytetari paguante 6 mije leke te vjetra per kontrollin fizik të impiantit të gazit, tani duhet të paguajë 130 mije leke.


Investigimi është kryer nga “Fiks Fare”, duke intervistuar qytetarë që sorrollaten për të gjetur kompanine “Shpresa-al” dhe për ti dhënë asaj 130 mijë leke. Jo vetem kaq edhe para nën dorë për të mos u ngarkuar me gjoba.

Kontrolli fizik i impianteve të gazit më parë bëhej pranë Drejtorive të Transportit Rrugor në çdo rreth. Por, ky shërbim tashmë i ka kaluar privatit, me një udhëzim të Drejtorisë së Transportit Rrugor. Nëse në shtet shërbimi kryhej për  6 mijë lekë të vjetra, në shoqërisë private Shpresa-Al, në Kamzë kryhet kundrejt një pagese prej që varion nga 130 deri në 200 mijë lekë!

Në redaksinë e Fiks Fare kanë mbërritur dhjetëra ankesa nga pronarë të mjeteve që kanë si lëndë djegëse benzinë-gaz. Ata pretendojnë se po sorollaten për të bërë ndryshimet përkatëse në lejen e qarkullimit dhe qw pagesat janë 10 apo 20 fishuar.

Kastriot Çipi thotë se ka një automjet me lëndë djegëse benzinë – gaz dhe që është sorollatur nga shteti dhe privati. “Në të gjithë botën, ata që përdorin makina me gaz (LPG) janë të favorizuar në taksa, sepse shkaktojnë më pak ndotje. Kam 10 vjet që përdor makinë me gaz. Kështu e bleva. Kështu kishte ardhur nga Italia. Para pak muajsh, ky shërbim është dhënë me koncesion. Por nëse e ke bërë instalimin përpara hyrjes në fuqi të këtij koncesioni, duhet të paguash 15 mijë lekë! Ndërkohë që unë kam 10 vjet që e përdor këtë makinë, pra edhe kaloj çdo vit kontrollin teknik dhe askush nuk më ka thënë deri sot se jam i detyruar ta shënoj në lejen e qarkullimit” thotë ai.

Fiks Fare shkoi të pyesë në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, ku një punonjës thotë se ky shërbim (ndryshimi i lejes së qarkullimit) bëhet vetëm te kompania private. Sipas tij, në shtet bëhet me 6 mijë lekë të vjetra, ndërsa te privati me 180 mijë lekë. Dhe nëse e ke vënë impiantin, duhet të paguash 200 mijë lekë gjoba.

Fiksi pyeti edhe te pika e kontrollit fizik në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, ku na konfirmojnë se, nëse nuk e ke deklaruar ke një gjobë prej 200 mijë lekësh. Një punonjës tenton që të flasë me një punonjës për ta mbyllur me “një kafe”. Në fund i thotë nëse ke njeri te privati, jepi kafe dhe mbaron punë. Pas kësaj problematike, Fiksi pyeti edhe te firma që ka fituar licencën në ministri. Sipas punonjësit, nëse e ke vendosur impiantin, duhet të shkosh te një pikë e licencuar, të bësh letrat dhe të shkosh te kjo firmë vetëm për miratim. Pra, në të gjithë këtë rrugëtim, firma private që ka marrë licencën nga DPSHTRR bën vetëm miratimin e impiantit dhe për këtë duhet të paguash nga 130 deri në 200 mijë lekë, krahas kostos së vendosjes së impiantit.

Për të gjithë këtë problematikë, Fiks Fare iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila tha se në qarkullim, me dokumente, janë 28.411 mjete me lëndë djegëse Benzin+Gaz. Më parë, fatura e shërbimit për ndryshimin e lejes së qarkullimit ishte 700 lekë të reja, ndërsa aktualisht ky shërbim nuk kryhet në shtet, por në privat. Sipas saj, Shoqëria “Shpresa Al”, është pajisur me një licencë të lëshuar në korrik 2018. Pyetjes se kush i vendos çmimet, ministria na ktheu përgjigje se “duke qenë se ky është shërbim tashmë i liberalizuar edhe përcaktimi i çmimit të shërbimeve që ofrohen në një treg është sipas çmimit të tregut”. Më tej shton se ushtrimi i këtij aktiviteti nga operatorë të tjerë, do të bëjë të mundur rritjen e konkurrencës.

Fiksi pyeti ministrinë nëse një automjet ka vendosur impiant gazi dhe nuk e ka të shënuar në lejen e qarkullimit, a ndalohet nga policia dhe a merr penalitet? Ministria tha se “policia dhe kompania që kryen kontrollin teknik të mjetit nuk kanë të drejtë të vendosin penalitet”. Por, sipas saj, “është detyrë e shoqërisë koncesionare të raportoje nëse të dhënat e mjetit gjatë kontrollit teknik nuk përputhen me të dhënat e regjistruara në lejen e qarkullimit të mjetit, dhe nuk mund të kryeje kontrollin teknik të mjetit nëse vërehet një rast i tillë”.

Pra, nëse ke një makinë me impiant gazi, këtë duhet ta pasqyrosh edhe ne lejen e qarkullimit. Policia, sipas ministrisë nuk të penalizon me gjobë, por nga ana tjetër, nuk kryen dot kontrollin teknik vjetor pa kaluar nga kompania private e autorizuar nga Ministria e Energjetikës.

Bisedë me një punonjës të DPSHTRR-së

Fiksi – Nëse unë duhet ta bëj me impiant gazi, është me benzinë, duhet të ndryshojë leja e qarkullimit?
Punonjësi – Leja po. Shkruhet benzinë-gas.
Fiksi – Duhet të bëj ndonjë …
Punonjësi – Kërkesë, vetëm të Shpresa-al.
Fiksi – Vetëm te kjo?
Punonjësi – Ata e bëjnë. Ata të japin ato, të bësh ndryshimin. E kupton.
Fiksi – Është tip kolaudimi ajo?
Punonjësi – Kontroll, nejse kontroll fizik quhet ajo. Nëse e ke hedh impiantin e gazit do kesh probleme, merr gjobë.
Fiksi – Nëse e kam hedhur më përpara?
Punonjësi – Nëse e ke hedhur, do bësh kërkesën te ata, ta verifikojnë ata nëse e ke impiantin e gazit, të japin ata të drejtën, një shënim që të vësh impiantin e gazit. Duhet ta vësh në firmë të licencuar.
Fiksi – Po nëse e kam vënë te një firmë e licencuar më përpara?
Punonjësi – E ke gjobën prapë se nuk vajte të merreshe vesh me ata.
Fiksi – Po ata ça kanë, ça është kjo?
Punonjësi – Është një firmë private, që e kishim ne këtu me 6 MIJË LEKË (të vjetra), me 6 MIJË LEKË ishte këtu në shtet, u ankuan njerëzit. E mirë. U dha me koncesion ai, paguaj 180 MIJË LEKË!
Fiksi – Po gjoba sa është, nëse e ke vendosur?
Punonjësi – 200 MIJË LEKË është gjoba.

Bisedë me një punonjës të kontrollit fizik të automjeteve

Fiksi – Ky kontrolli i impianteve të gazit ku bëhet?
Punonjësi – Për herë të parë e ke?
Fiksi – Po, për herë të parë.
Punonjësi – Do shkosh te Shpresa-al. Ku e ke mjetin?
Fiksi – Ku është Shpresa-al?
Punonjësi – Në Kamëz. Do marrësh letrat atje, do vish të bëzh fizikun këtu. Po të shkon te 200 e ca mijë lekëshi të shkon.
Fiksi – 200 e ca mijë lekë?
Punonjësi – Ëhë.
Fiksi – Ueee. Shumë ëëë?
Punonjësi – Megjithë kafe, sa të mbarosh punë
Fiksi – Po këtu sa ka qenë? Bëheshe këtu më përpara?
Punonjësi – Po këtu. Se ke vu impiantin?
Fiksi – Është me impiant.
Punonjësi – E ke vu impiantin?
Fiksi – Po.
Punonjësi – Do ta marrësh me gjobë. Duhet foto me impiant, foto pa impiant.
(Telefonon një punonjës të firmës private)
Punonjësi – Kam xhajën e një shoku o burrë, se më ka rënë në qafë, se ka vu atë impiantin, po është puna mos të marrë gjobë. A kupton? Me dhënë një kafe të vogël? A bohet? Merre me gjobë thotë.
Fiksi – Me gjobë ëë?
Punonjësi – Po.
Fiksi – E sa është gjoba? Ndonjë 10 mijë lekësh me siguri?
Punonjësi – Duhet foto me impiant, foto pa impiant. Nëse ke njeri atje, jepi kafe të kryen punë. Te 200 e ca mijë lekëshi të shkon, megjithë gjoba…

Bisedë me punonjësin e firmës private

Fiksi – Kam makinë që e ka bërë, e ka vëllai me thënë troç, për impiantin e gazit, e ka ndërruar, të gjitha. Certifikimi, bëhet këtu, s’bëhet këtu. Di gjë ku bëhet?
Punonjësi – E ka vendosur impiantin?
Fiksi – E ka vendosur impiantin.
Punonjësi – Do shkosh te një servis i licencuar, të ëj një kontroll impianti. Të të japë letrat, të shprehet me letra ai, faturë TVSH-je.
Fiksi – Po. Duhet t’i bëjë vetë ai?
Punonjësi – Po, te servisi që ka vendosur impiantin.
Fiksi – Po.
Punonjësi – Pasi merr letrat atje, duhet të vish këtu të marrësh miratimin.
Fiksi – Po këtë, sa shkon ta di?
Punonjësi – Miratimi?
Fiksi – Po.
Punonjësi – Ça viti është makina?
Fiksi – E 2002-shit.
Punonjësi – 134 mijë lekë.
Fiksi – Duhet ta marrë vërtetimin që e ka bërë atje?
Punonjësi – Po.
Fiksi – Vetëm si pikë, s’keni vend tjetër?
Punonjësi – Këtu, këtu. Vetëm këtu.
Fiksi – Kur paskeni filluar?
Punonjësi – Ka nja 4 muaj.

Etiketa: makina me gazshpresa alskandal


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
Kronikë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

18 Tetor, 2025 9:44 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Para
Prej dy vitesh e shkëputur nga muzika; kur do të rikthehet Rihanna?

Arrin 1 milion shikime videoja e Rihannës që kërcen me një këngë shqiptare

Lajm i fundit/ Rruga e mbuluar nga bora,aksidentohet autobusi me pasagjerë

Lajm i fundit/ Rruga e mbuluar nga bora,aksidentohet autobusi me pasagjerë

Video/”Eja, mblidhuni këtu,këtu!” studentët e Elbasanit bojkotojnë mësimin

Video/"Eja, mblidhuni këtu,këtu!" studentët e Elbasanit bojkotojnë mësimin
















TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com