Aktualitet

“Shteti i së drejtës peng i korrupsionit”, Manja:Ja si do i plotësojmë vakancat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 01/10/21 |
Opi Nion

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është ndalur ditën e sotme te Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër pandëshkueshmërisë që po aplikohet në vend prej disa kohësh.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë të titulluar “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”, Manja është shprehur se reforma në drejtësi po jep frytet e para dhe qeveria është e angazhuar ta dërgojë përpara këtë reforme.

Gjithashtu Manja u shpreh se do të miratohet harta e re gjyqësore si dhe do të rritet numri i pranimit në shkollën e magjistraturës, si e vetmja rrugë për plotësimin e vakancave.

“Shteti i së drejtës ishte i kapur peng nga korrupsioni. Vettingu filtroi dhe nxori nga sistemi një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh. Reforma ishte e nevojshme dhe po jep rezultate. Ndërsa tani, le të flasim për rezultate konkrete, sepse sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte padrejtësinë dhe modelin e pandëshkueshmërisë. Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara. Vetingu tregoi se sa i nevojshëm ishte. Reforma po jep frytet, ajo është një model unik në vendet e rajonit.

Vetingu u certifikua edhe nga Gjykata e Strasburgut. Do miratojmë hartën e re gjyqësore dhe do të rrisim numrin e pranimit në shkollën e magjistraturës si e vetmja rrugë për plotësimin e vakancave”, tha Manja në konferencë./Opinion.al

Pas