Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti i ri Bektashi, Fevziu: Çështja ka impakt ndërkombëtar, e vështirë që kjo ide të funksionojë…

2024/09/25 at 6:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shteti i ri Bektashi, Fevziu: Çështja ka impakt ndërkombëtar, e vështirë që kjo ide të funksionojë…

Prej ditësh tashmë qarkullon ideja e krijimit të një shteti të ri Bektashi në Shqipëri. Në një lidhje direkte në Klan News, gazetari Blendi Fevziu shprehet se kjo çështje është serioze ku përmendi dy pika, e para fakti që në këtu përfshihet edhe prestigjiozja ‘New York Times’ dhe fakti që Kryeministri Edi Rama e ka ringritur këtë tezë edhe në fjalimin e tij në OKB.

Ndër të tjera gazetari Fevziu ka theksuar që është e vështirë që kjo ide të funksionojë në konceptin e plotë të saj.

Blendi Fevziu: Lajmi i ditës mbetet lajmi i shtetit Bektashi se nuk besoj se ka ndonjë lajm tjetër më interesant, ndërkohë që padyshim edhe raportet e Iranit dhe kërcënimet e ish-Presidentit Donald Trump apo tentativa për të krijuar një kaos në Amerikë është një nga lajmet që kam ndjekur.

-Ku ishit ju kur filloi të qarkullonte ky lajmi i shtetit të ri Bektashi? Si erdhi tek ju lajmi?

Blendi Fevziu: Erdhi përmes ‘New York Times’ sepse unë kam një alert që kur përmendet Shqipëria në media angleze, franceze dhe italiane më vijnë. Ishte një alert që më erdhi në herë të parë dhe pastaj më erdhi në shumë drejtime të ndryshme.

-A kishit dëgjuar më parë për këtë ide në ndonjë formë apo ndonjë tjetër?

Blendi Fevziu: Jo unë nuk kisha dëgjuar dhe nuk di që asnjë nga njerëzit që unë kam pyetur të ketë dëgjuar gjë për këtë çështje. Tentativa e vetë bektashinjve për të krijuar një entiteti që të ishte më i veçuar në raport me komunitetet të tjera fetare ka qenë më e hershme.

-Ju për shkak edhe të eksperiencës jeni mësuar që lajmet e befta ndonjëherë e gjejnë një popullatë të papërgatitur dhe për shkak të kësaj eksperience çfarë duhet të besojmë në këto momente?

Blendi Fevziu: Informacioni nuk është fals sepse në ekuacion futet “New York Times”, një nga mediat më të mëdha dhe më të rëndësishme të globit, që ka disa miliona kopje dhe është “New York Times”, që sipas informacioneve ka qenë i dërguar pikërisht për këtë ide, pra nuk ka qenë se u gjend në Shqipëri dhe ky informacion i doli rrugës. E dyta është fakti që Rama e ringriti tezën në fjalimin në OKB dhe kjo nuk është një gjë e zakonshme. Nuk mund të flasësh ti para diplomatëve më të mëdhenj të botës dhe të lajmërosh krijimin e një shteti të ri. Hedh poshtë tezat se kjo është bërë për të tërhequr vëmendjen.

Është shumë e vështirë që kjo ide të funksionojë në konceptin e plotë të saj. Do të duhet ndryshimi i Kushtetutës do të dihet një numër prej 2/3 e deputetëtve, do të shtrojmë një diskutim nëse kjo do të kalojë në Referendum. Do të ndërtohen të gjitha modalitetet juridike të funksionimit të këtij shteti dhe raportet që do të ketë ky shtet me shtetin e Shqipërisë. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është e thjeshtë, por përtej kësaj ti mund të krijosh një shtet, por nëse nuk ta njeh askush për çfarë të vlen, pra ç’të vlen pasaporta e këtij shteti.

Ju sugjerojmë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
Politikë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

17 Janar, 2026 10:05 pm
“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
Bota

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

17 Janar, 2026 9:12 pm
Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Ukrainës po i mbarojnë armët, Zelensky: Duam furnizime

17 Janar, 2026 8:11 pm
Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë
Bota

Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë

17 Janar, 2026 7:32 pm
Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor
Rajoni

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

17 Janar, 2026 6:26 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

17 Janar, 2026 4:00 pm
Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
Bota

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

17 Janar, 2026 3:11 pm
Para
Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon kurajë dhe angazhim të palëve

Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon kurajë dhe angazhim të palëve

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

BE forcon përpjekjet e përbashkëta kundër krimit të organizuar ndërkufitar

Të gjithë të famshmit po e postojnë, por çfarë është “Mirupafshim Meta IA”?

Të gjithë të famshmit po e postojnë, por çfarë është “Mirupafshim Meta IA”?

TE FUNDIT

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
17 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar “Foltore” foltoren e radhës me demokratët në Laprakë. Një nga momentet që...

Lexo më shumë

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
17 Janar, 2026

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
17 Janar, 2026

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com