Në cilin shtet mund të navigosh me shpejtësi më të madhe interneti?
Duke ju referuar të dhënave të Speed Test Global Index, Singapori është shteti ku ofrohet shërbimi i internetit me shpejtësinë më të lartë, 197.5 megabit për sekondë.
Në vend të dytë renditet Hon Kongu dhe në vend të tretë Koreja e Jugut me respektivisht 172.7 dhe 144.75 mbps.
Pas dominancës aziatike në tre vendet e para vjen Rumania, e cila është shteti europian që ka shpejtësinë më të lartë të internetit, 130.44 mbps.
Dhjetëshen botërore e plotësojnë Andorra, Monako, Hungaria, Zvicra, SHBA dhe Suedia.
Tri vendet e fundit mbyllen me Mauritaninë, Jemenin dhe Turkmenistanin me shpejtësi rreth 3.3 mbps.
Sa i përket Shqipërisë, ne renditemi në vendin e 75 me një shpejtësi 27.41 megabit për sekondë./ Opinion.al