Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetet e Vishegradit kundërshtojnë propozimin e BE për emigracionin

2020/09/25 at 9:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtetet e Vishegradit kundërshtojnë propozimin e BE për emigracionin

Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia e kundërshtojnë propozimin e Komisionit të BE për një politikë të përbashkët evropiane për emigracionin.


Plani për të rregulluar pranimin e refugjatëve dhe migrantëve përmes një sistemi kuotash të detyrueshme është i papranueshëm, thanë krerët e qeverive të Polonisë dhe të Hungarisë dhe të Republikës Çeke, Mateusz Morawiecki, Viktor Orban dhe Andrej Babis, pas një takimi me Presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen në Bruksel. Edhe Austria është kundër kuotave.

“Ne duhet ta ndalojmë emigrimin, kuotat dhe kthimet,” tha Babis në një konferencë shtypi. “Këto rregullore nuk janë të pranueshme për ne.” Strategjia e BE-së duhet të jetë që njerëzit të qëndrojnë në atdheun e tyre.

Qendra për refugjatët jashtë Bashkimit Evropian

Edhe Orban tha se “shpërndarja e refugjatëve dhe kuotat mbeten të tilla, pavarësisht se si i quan”. Sipas tij një marrëveshje e 27 vendeve të BE-së është e mundur vetëm në bazë të propozimit hungarez. Sipas këtij propozimi, askush nuk duhet të lejohet të hyjë në territorin e BE-së për sa kohë që për këtë person nuk ka përfunduar procedura e azilit.

Në vend të strehimit të refugjatëve apo idesë së kuotave për debimin e refugjatëve,  Orban dhe Babis kërkuan që BE ta parandalonte hyrjen e migrantëve në territorin e BE-së përmes ngritjes së “qendrave” jashtë Bashkimit Evropian dhe në kampe brenda BE-së, tha Babis në Bruksel. BE-ja duhet të negociojë me vendet afrikane si Libia ose Siria në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë atje.

Kontroll rigoroz i kufijve

Kurse Mateusz Morawiecki tha se grupi i Vishegradit do t’i përmbahet kërkesës për “një politikë më rigoroze dhe efektive në kontrollin e kufijve të BE-së”. “Ne duam më mirë t’i parandalojmë problemet në burim sesa të merremi më pas me propozime të mëdha dhe kontroversale si në vitin 2016, 17, 18 mbi politikën ndaj migrantëve,” tha ai.

BE-ja synon një ruajtje më të fortë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe një mbështetje më të madhe për vendet e origjinës dhe vendet ku kalojnë tranzit emigrantët për të parandaluar njerëzit që të vijnë në Evropë. Brukeseli propozon po ashtu t’u japë vendeve të BE-së që pranojnë emigrantë grante nga 10.000 euro për person nga buxheti i BE-së.

“Ne duhet të ndryshojmë sistemin e granteve dhe sistemin e kuotave, që janë të papranueshme për ne. Prandaj duhet të vazhdojmë të negociojmë … strategjia duhet të jetë që njerëzit që vijnë nga këto vende, duhet t’i ndalim, t’i kthejmë në vendet e tyre dhe t’u japim ndihmë atje,” – tha Babis./ VOA



Ju sugjerojmë

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Para
Tjetër rast i rëndë i abuzimit me të mitur, arrestohet 51-vjeçari

Qarkullonte i armatosur në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Emrat që do të votohen nga antarësia e PD në qarkun e Dibrës

Tërmeti/Qytetari në Shijak: Jetojmë në shtëpinë e prishur, s’jemi ndihmuar

Tërmeti/Qytetari në Shijak: Jetojmë në shtëpinë e prishur, s'jemi ndihmuar
















TE FUNDIT

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
1 Janar, 2026

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell,...

Lexo më shumë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
1 Janar, 2026

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor...

Lexo më shumë

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
1 Janar, 2026

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në...

Lexo më shumë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com