Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat ëshët ndalur tek projekti i dhënies së shtetësisë shqiptare për të huajt që do të investojnë në Shqipëri.
Berisha, e cilësoi këtë nismë si “një kanal i zi për të larë narko eurot e trafikantëve të pashpirt të rajonit, Evropës e botës në Shqipëri”.
“Është thjeshte një thirrje narkotrafikant dhe kriminelë të të gjithë rajonit, bashkohuni në Shqipëri. Është mekanizmi i fundit të shtrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës dhe krimit rajonal botëror.
Pasaporta e dhënë në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri për të thithur investime të huaja, kurse në narkoshtetin e parë dhe të vetëm si Shqipëria, është një kanal i zi për të larë narkoeurot e trafikantëve të pashpirt të rajonit e botës, është kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat korruptive po shkatërron sot Tiranën…
Pasaporta e artë në një narkoshteti si Shqipëria është mekanizëm shtesë vdeksore për konkurrencën e ndershme në vend”-tha Berisha.