Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetasit e huaj dhe emigrantët blenë 1/3 e pronave të shitura

2021/09/28 at 8:32 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtetasit e huaj dhe emigrantët blenë 1/3 e pronave të shitura

32% e pronave të shitura në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të këtij viti u blenë nga individë me banim jashtë vendit.

Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave tregon se blerësit jorezidentë vazhdojnë të kenë një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshme në vend. Megjithatë, pesha e blerësve jorezidentë ndaj totalit ka pësuar një rënie të lehtë nga niveli 36% i dy gjashtëmujorëve të mëparshëm. Pothuajse 40% blerësve me banim jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Raporti i numrit të pronave të shitura për jorezidentët ndaj numrit total të pronave të shitura në vitet e fundit është rregullisht sipër nivelit të 30%, çka dëshmon se pesha e lartë e blerësve nga jashtë nuk përbën një zhvillim të përkohshëm. Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare. Kërkesa nga të huajt ose shqiptarët me banim jashtë vendit është një faktor plotësues që shpjegon rritjen çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.

Në mesin e këtij viti, Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me pothuajse 50% që prej vitit 2013. Gjashtë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rritja vjetore e çmimeve rezultoi 6.7%. Rreth 2/3 e subjekteve të intervistuara presin që çmimet e banesave të mbeten të pandryshuara gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, ndërkohë që pjesa e atyre që mendojnë se do të rriten është sa 28% numrit total të përgjigjeve.

Agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga shtetasit e huaj apo shqiptarët me banim jashtë vendit kanë një rol të rëndësishëm në këtë treg. Sipas tyre, së fundmi në treg po shfaqen shumë blerës nga Kosova, që interesohen për prona jo vetëm në bregdet, por edhe në Tiranë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i pronave të shitura nga subjektet e anketuara u rrit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti me 12% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, por ishte më i ulët me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, firmat dhe agjentët e anektuar raportuan 709 transaksione gjatë gjashtëmujorit të parë 2021. Sipas agjentëve, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. 80% e këtyre pronave rezultojnë të blera me kredi që mbulojnë deri në 60% të vlerës./ Monitor

Etiketa: emigranteshtepite huaj

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Von der Leyen viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda

Von der Leyen viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19

Mesazhi i Ursula von der Leyen para vizitës në Shqipëri

Mesazhi i Ursula von der Leyen para vizitës në Shqipëri

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com