Aktualitet

Shtëpinë ia dëmtoi tërmeti, qytetari: S’kam marrë asnjë dëmshpërblim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:10 - 21/09/20 |
Opi Nion

Shumë familje janë ende në pritje sa i përket rindërtimit apo rikonstruktimit të shtëpive të cilat u dëmtuan nga tërmetet e një vitit më parë, 21 shtatorit dhe 26 nëntorit.

Shpëtim Shahini nga fshati Shahinaj në Shijak, shprehet se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij, pavarësisht se sot bën plotë një vit që banesa e tij u shkatërrua nga tërmeti.

Në vlerësimin e parë, inxhinierët e kishin nxjerrë për shembje, ndërsa në vlerësimin e dytë i kanë thënë që është për DS3. Gjatë një bashkëbisedimi me Shefin e kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit.

Shpëtim Shahini thotë se është futur në borxh për të mbyllur letrat e shtëpisë, pasi bashkia i ka kërkuar të paguajë taksat, në mënyrë që të përfitojë dëmshpërblimin dhe se lekët e vlerësimit nuk i dalin as për të larë borxhet.

DENONCIMI I QYTETARIT SHPËTIM SHAHINI, NJËSIA ADMINISTRATIVE GJEPALAJ, SHIJAK

Shpëtim Shahini: Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj. Kam një ankesë që më tako me e ba. Që tërmetin e parë në shtator që u tund shpia erdhën, bëmë dosjen gati tu marr shpërblim. Prit shpërblim s’ka, iku shtatori. Erdhi nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bo për shembje se fatkeqësisht ju e shihni.

Dorian Teliti: Pra, s’t’i kanë dhënë lekët që të takojnë?

Shpëtim Shahini: Jo s’i kanë dhënë!

Dorian Teliti: Sepse thonë, paguaj përpara detyrimet që ti ke?

Shpëtim Shahini: Po, po, kusht!

Dorian Teliti: Taksat që ti ke?

Shpëtim Shahini: Po, po, po, kusht! Shkova i qava hallin.

Dorian Teliti: Shpëtim, me sa veta jeton në familje?

Shpëtim Shahini; Unë jam vetë i 5-ti, nusja, çuni dhe dy pleqtë. Pleqtë janë të sëmurë, i kam 80 vjeç, 75-85, me ilaçe janë.

Dorian Teliti: Kush fle në këtë dhomë këtu që muri është…

Shpëtim Shahini: Këtu është çuni.

Dorian Teliti: Këtu fle djali?!

Shpëtim Shahini: Po, po deshe shkojmë te dhoma e pleqve, ta shihni me sytë tuaj, ka rënë tavani në tokë.

Dorian Teliti: Pra, djali fle me këtë murin e çarë te koka?

Shpëtim Shahini: Këtu, këtu. Na ka ardh DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s’kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë.

Dorian Teliti: I ke marrë borxh këto lekë?

Shpëtim Shahini: Borxh o vlla, t’i jap me emër po deshe, po s’besove. Si qe kjo punë kshtu ore. Më thuaj ti mua si qe kjo punë kështu, prit e të shohim. Unë kam frik me prit dimrin mje këtë shtëpi ore, me ardh nje furtunë e madhe na ze të gjithë brenda.

Pas