Banesa në katin e dhjetë të pallatit pranë rrugës së Elbasanit që është përfshirë nga flakët mësohet se është në pronësi të Presidentit të Partizanit, Gaz Demi.
Ai kishte ngritur një kat sipër banesës të cilën e kishte përshtatur si palestër personale.
Pesë zjarrfikëse janë në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve.
Mësohet se zjarri nuk ka shkaktuar të lënduar apo persona të asfiksuar.