Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia “mollë sherri”, vajza fut nënën në burg dhe më pas e mbyll në çmendinë

2021/10/25 at 9:25 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtëpia “mollë sherri”, vajza fut nënën në burg dhe më pas e mbyll në çmendinë

Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Krisanthi Kore nga Gjirokastra. Krisanthi Kore, 76 vjeçe, denoncon se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për t’i marrë pronën të moshuarës.


E moshuara  tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i ndërroi jetë bashkëshorti, ku bashkë me të kishin një banese 60m2, me vërtetim hipotekor dhe sipas trashëgimisë i kaloi asaj dhe 2 femijëve, djalit dhe vajzës.

“Kam pasur një banesë ku e kemi bërë bashkë me bashkëshortin tim se ai ka ndërruar jetë në fund të 2007. Në krah të kësaj, unë duke punuar në Greqi 25 vjet, ndërtova një banesë 2-katëshe pa leje ndërtimi dhe bëra një vetëdeklarim në 2014 tek ALUIZNI për ta legalizuar këtë shtëpi që të merrja edhe atë të pronësisë. Në 2015 vajta prapë, kam djalin në Greqi, vajta te djali, qëndrova ca kohë, më marrin në telefon nga lagjia dhe më thonë nisu urgjent sepse vajza tënde të është futur në katin e dytë të banesës time. Vajza është martuar që në vitin ’84 dhe banon edhe sot në Greqi.

Vij këtu, marr policinë, i them ju lutem shumë hajdeni nxirreni vajzën nga shtëpia. Më thotë policia nuk e nxjerrim dot se ti nuk ke bërë hipotekën. I them jam në proces legalizimi. Më nxjerrin një pretekst që nuk të bëjmë dot legalizimin për arsye sepse ajo është shtesë e asaj që është ekzistuese. Dhe i kam bërë një letër Artan Lames ku i kam kërkuar ndihmën e tij për të më dërguar ekspertë që të verifikohej se cila ishte e vërteta.

Artan Lame dërgon një përgjigje në datën 19 Janar 2017 dhe thotë që në bazë të dokumenteve që më keni nisur si ekspertë, legalizimi duhet t’i bëhet zonjës Krisanthi Kore, sepse reparti mekanik që janë trashëgimtarët dhe fëmijët është me hyrje më  vete dhe banesa është me hyrje më vete. Dhe unë vete tek ish-drejtori Klodian Micka, ai nuk më priti fare, më ka përplasi te dera duke më ofenduar dhe më tha s’e njoh fare Artan Lamen sepse jam drejtor vetë. Unë mendoj që ai ka marrë ryshfet nga vajza time. Pas 5 ditëve që unë u ndesha me të, ngrihet dhe pranon një vetëdeklarim të vajzës time që quhet Eleni Kore, vetëdeklarim të jashtëligjshëm”, tregon Krisanthi Kore.

Pas këtij rrëfimi, “Stop” ka shkuar në Kadastrën e Gjirokastrës së bashku me denoncuesen dhe takojnë kreun e këtij institucioni, Florian Taçi.

Drejtori i Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi: Është bëre një objekt, ndërtim pa leje, rreth viteve që deklaron zonja, por vetëdeklarimi i parë është bërë rreth viteve 2014 në emër të Krisanthi Kores. Më pas është bërë një vetëdeklarim i dytë, gjatë kohës që nuk kam qenë unë titullar i ALUIZN-it. Ligji 9482 i “2006”  para hyrjes në fuqi të ligjit 2020, që në rastin kur kishim dy aplikime për të njëjtin objekt, palët duhet ta zgjidhnin ose me marrëveshje kundrejt  njëri-tjetrit, në emër të kujt do bëhej legalizimi ose nëpërmjet rrugës gjyqësore.

Krisanthi Kore: Para se të bënte vetëdeklarimin, unë kam bërë kërkesë tek Artan Lamja, kam kërkuar komision që kanë hedhur firmat, që ju e dini mirë se kush janë edhe thotë përgjigjen, ka ardhur 19.01.2017 dhe thotë që legalizimi të bëhet në emër të Krisanthi Kores, nuk kanë punë fëmijët, pesë ditë më mbrapa nga urdhri i Artan Lames,  me shkresë që unë i kam këtu, ai i ka pranuar vetëdeklarimin, me çfarë të drejte…dhe ai u pushua nga puna.

Florian Taçi: Para një viti hyri në fuqi ligji 2020 dhe në momentin që hyri  ka një përcaktim ligjor, për ti dhënë zgjidhje këtyre rasteve. Ligji 2020 përcakton dispozitën, që në rastin kur kemi dy vetëdeklarime, atëherë trajtohet po themi vetëdeklaruesi i parë.

Ligji e thotë qartë që procedura e legalizimit duhet të vijojë me emrin e deklaruait të parë, që në këtë rast  është Kristhani Kore, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Florian Taçi:  Ideja është ky 60m2 me shtesën, a ka një soletë të përbashkët? Po, jo?

Krisanthi Kore: Jo.

Gazetari: Jo, janë veçmas.

Florian Taçi: Po prit një sekondë, ta mbarojë dhe specialistët më thonë që lidhjet e ambienteve janë funksionale, po themi me pjesën e objektit, që ka qenë ndërtuar nga Aristidhi..

Gazetari: Nuk janë.

Florian Taçi: Të lutem, unë nuk jam, jam jurist në profesion.

Por kjo problematikë ishte sqaruar nga Artan Lame vite më parë, po Kadastra nuk veproi në mënyrë të duhur duke i dhënë mundësi vajzës së Krisanthi Kores për të hapur një proces gjyqësor dhe për të mbajtur çështjen e legalizimit pezull.

Florian Taçi: Për sa kohë kemi një proces gjyqësor, jemi të detyruar, po themi pending (pezull), të pezullojmë situatën. Dhe në momentin, të lutem, në momentin që do kemi një vendim të formës së prerë..

Gazetari: Epo kjo s’ka fund..

Florian Taçi: Nga ana e vendimit, të lutem..

Gazetari: Ajo 76 vjeç është, a do ta gëzojë? Ajo thotë me më dalë sot hipoteka, vdiqa nesër.

Florian Taçi: Atëherë, ideja është po themi, që atëherë duhet t’i qëndrojmë rrugës së marrëveshjes për ta zgjidhur, po themi me marrëveshje me vajzën e saj.

Gazetari: Nuk zgjidhet kurrë ajo, se situata ka agravuar..

Florian Taçi: Kurrë mos thuaj kurrë!

Por teksa po zhvillohej kjo bisedë, denoncuesja Krisanthi Kore nuk ndihet mirë dhe i bie të fikët. Gjithçka është filmuar dhe tregon se e moshuara nga kjo situatë është dëmtuar shumë, duke mos qenë mirë me shëndet.

Asgjë nuk mbaron këtu, pasi në këtë situatë është përfshirë dhe Policia e Shtetit. Krisanthi Kore denoncon se ajo ka thyer dy xhamat e shtëpisë dhe i ka shkuar policia. E moshuara tregon se policia i kishte shkuar sërish pas disa ditësh dhe e kishin arrestuar.

“Më arrestuan, më morën zvarrë dhe unë humba ndjenjat”, tregon e moshuara, e cila është arrestuar në mënyrë të paligjshme pasi ligji nuk lejon që të arrestohen personat mbi 70 vjeç./ Tv Klan

Etiketa: Krisanthi Koreshtepiastop


Ju sugjerojmë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana fiton me rezultatin 1-0 ndaj Partizanit

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana fiton me rezultatin 1-0 ndaj Partizanit

Pëlqimet në Facebook, eksperti: Basha 36.7% dhe Berisha 63.7%

Pëlqimet në Facebook, eksperti: Basha 36.7% dhe Berisha 63.7%
















TE FUNDIT

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka reaguar përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ku pasi ka falenderuar anëtarët...

Lexo më shumë

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
14 Maj, 2025

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, duke goditur “flotën në...

Lexo më shumë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
14 Maj, 2025

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi përndiqte një të mitur, duke e kanosur për t’i marrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com