Kronikë

Shtëpia me qira fermë kanabisi, si u fsheh shqiptari në kopshtin e priftit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 18/07/22 |
Opi Nion

Një shqiptar është dënuar me 36 muaj burgim pasi kishte kultivuar kanabis në banesën e një të moshuari belg. Gjithçka u zbulua pas një vjedhjeje në banesë.

Kur pronari i shtëpisë thirri policinë, efektivët zbuluan se vinte një erë e fortë kanabisi.

Më pas policia ka kryer kontrollin në banesë dhe rezultoi se ishin tre personat që kultivonin një plantacion me 800 bimë kanabisi.

Efektivët gjetën të fshehur shqiptarin në kopshtin e një pastori, që kishte shtëpinë ngjitur me fermën e kanabisit.  Pastori 72 vjeçar Raymond Decoster u përpoq që ta fshihte shtetasin shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nga mediat e huaja.

Vetë shqiptari pas arrestimit ka rrëfyer para policisë se kishte tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin. Ai tha se nuk e dinte se kush fshihej pas plantacionit të kultivimit të bimëve narkotike.

Një tjetër burrë, të cilit i gjetën gjurmët e gishtave në plantacion dhe gruaja që kishte marrë shtëpinë me qira, u dënuan po ashtu me 36 muaj burg në mungesë.

Pas